Skandali i radhës vjen nga Federata e Karatesë së Kosovës, nuk i vlerësojnë kampionët
Federata e Karatesë së Kosovës ka bërë një veprim shumë të padrejtë ndaj karateistëve.
Ata në kampionatin e organizuar me qëllim nxjerrjen e kampionëve që do të përfaqësojnë Kosovën kanë bërë diskriminime të mëdha.
Kampioni aktual i Kosovës, Rigon Baruti është larguar nga lista me arsyetim që nuk ka përvojë kurse është zëvendësuar me një garues tjetër i cili është mposhtur po nga Rigon Baruti.
Përveq tij edhe Argjend Bajrami gjithashtu kampion, nuk është përfshirë në listë e i cili po ashtu është zëvendësuar nga një garues të cilin Bajrami e ka mposhtur dy herë rradhazi.
Me anë të këtyre veprimeve FKK po e humb vlerën e këtij kampionati, për të cilin edhe janë dhënë me mijëra euro vetëm për t’i sjellë në Kosovë referët më të mirë.
Këto veprime po ndikojnë edhe në vullnetin e garuesve, kështu duke ju bërë padrejtësi ata po ndihen të pamotivuar./Indeksonline/.