75 Mall Live Search
13:30 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

Skandali me maskat në Slloveni: Arrestohet ministri i Ekonomisë, dorëhiqet ai i Brendshmi

Ministri i Brendshëm slloven Ales Hojs ka dhënë dorëheqjen dhe ministri i ekonomisë Pocivalsek u arrestua në kuadër të një hetimi për parregullsi në blerjen e mjeteve mbrojtëse gjatë pandemisë së koronavirusit.

Ndërsa, kreu i policisë ka dorëzuar mandatin e tij në shenjë proteste kundër ndërhyrjes së forcave speciale të policisë në këtë çështje.

Ministri i Ekonomisë, që sipas mediave sllovene dyshohet se ka dëmtuar buxhetin e shtetit në operacionet e blerjeve të materialeve mjekësore dhe shëndetësore, ka mohuar akuzat dhe është lënë i lirë pas kontrollit që iu bë banesës dhe zyrës së tij.

Kryeministri konservator Janez Jansha ndërhyri në mbrojtje të ministrit të Brendshëm, duke e cilësuar ngjarjen si një operacion të motivuar politikisht dhe të mbështetur nga opozita për të destabilizuar situatën duke vënë në vështirësi Qeverinë.