75 Mall Live Search
11:39 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / Blerim

Skandali me oksigjen, VV thotë se kanë siguruar fakte të reja

Lëvizja Vetëvendosje sot ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale kallëzim penal lidhur me dyshimet për abuzim me furnizim me oksigjen.

Deputeti Fitim Uka, tha se kanë marrë shqetësime për mungesë të oksigjenit, prandaj edhe kanë bërë dorëzimin e kallëzimit penal nga ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtorin e ShSKUK-së, Valbon Krasniqi.

“Për këtë çështje janë përgjegjës dy persona ministrin i Shëndetësisë dhe drejtori i ShSKUK-së”.

I njëjti foli edhe për hulumtimin e bërë nga IndeksOnline në lidhje me Spitalin e Prizrenit, i cili furnizohet me oksigjen nga kompani të palicencuara.

Ai tha se kanë edhe fakte të mjaftueshme në lidhje me këtë që ka raportuar IndeksOnline.

“Ka edhe fakte të tjera, kemi pas edhe komunikim për të njëjtin problem, të cilat këto kompani dalin të palicencuara. Prandaj kjo është e vetmja mënyrë që t’i thërrasim ata që s’përgjigjen as në Kuvend e as para Komisioneve, që të të japin përgjigje.

Ka evidencë të mjaftueshme që ajo që ka ndodhë është shkelje e rëndë, e për këtë duhet të japin përgjegjësi”, ka thënë Uka.

Më poshtë e gjeni edhe hulumtimin e IndeksOnline.

https://indeksonline.net/skandaloze-ambulancat-e-shtetit-furnizohen-me-oksigjen-neper-kompani-te-palicensuara-video1/