Skandali me racizëm/ Gjyqtari rumun telefonon Demba Ba-n

Gjyqtari rumun Sebastian Coltescu u përfshi në një incident racist në ndeshjen Paris Saint Germain – Istanbul Bashakshehir.
Ndihmës trajnerit Pierre webo, iu referua me fjalën ‘i ziu’.
Kjo shkaktoi revoltë madhe në skuadrën turke, por më i zëshmi ishte sulmuesi Demba Ba.
Turqit nuk pranuan që të vazhdojnë ndeshjen, derisa UEFA vendosi që takimi të shtyhej për 24h duke ndërruar edhe gjyqtarët.
Disa ditë pas këtij incidenti, gjyqtari rumun Coltescu e mori në telefon sulmuesi senegalez Demba Ba, përmes ndërmjetësimit të Ousmane N’Doye, transmeton Indeksonline.
“Demba Ba është sqaruar me Coltescun. Ai kurrë nuk i ka thënë gjyqtarit që është racist. Sipas Demba Ba, gjyqtari nuk është dashur të përdorte fjalën ‘i ziu’ por të referohej ndryshe” ka deklarouar N’Doye.
FIFA dhe UEFA ende janë duke e hetuar rastin.
Megjithatë sipas mediumit spanjoll ‘El Pais’, Coltescu nuk do të referojë kurrë më në gara ndërkombëtare.
/Indeksonline/