10:48 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Skandali në familjen Kardashian, Jordyn Woods merr një vendim

Ditën e djeshme bëri bujë të madhe në media lajmi se Tristan Thompson, bashkëshorti i Khloe Kardashian, e kishte tradhëtuar partneren me shoqen e ngushtë të motrës së saj, Jordyn Woods.

Pas lajmeve të tradhëtisë, Khloe ka reaguar duke pëlqyer në Twitter statuse ku mbështetësit e këshillonin të mos i jepte dashurinë dy njerëve të tillë të tm.errshëm. Kim Kardashian ishte e para që hoqi Tristanin dhe Jordyn nga lista e ndjekësve në Instagram, ndërsa së fundmi ka reaguar dhe Jordyn.

Mediat e huaja shkruajnë se Jordyn është kthyer në shtëpinë e nënës së saj, pasi prej kohësh jetonte në shtëpinë e Kylie-t.