Skandali në NBA, e paraqesin Kosovën si pjesë të Serbisë
Në një event të madh si “NBA All Star” u bë një gabim i pafalshëm.
Në një ndeshje të basketbollit, u paraqit Kosova si pjesë të Serbisë, shkruan Indeksonline
Në momentin kur u prezantua basketbollisti serb, Nikola Jokiq – në ekran u shfaq flamuri i Serbisë, por që paraqiste edhe Kosovën si pjesë të saj.
Nuk ka ende ndonjë reagim zyrtar nga Federata e Basketbollit të Kosovës.
Kjo nuk është hera e parë që në një organizim të tillë, bëhen gabime të tilla./Indeksonline/

