10:41 / E Shtunë, 01 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Skandali në parlamentin serb, kllounët e Sheshelit i dhurojnë brekë ministres

Partia e radikalit Vojislav Sheshel ka bërë një gjest mjaft kontraverz në parlamentin serb ndaj ministres së Infrastrukturës dhe zëvesëndëskryeministres Zorana Mihalovic.

Dy deputete e një deputet nga partia e radikale e ish-kriminelit Sheshel, i “dhuruan” brekë Mihailovic, pasi kjo ju përgjigjej akuzave të tyre për tradhti e korrupsion me një pllakat ku shkruhej ‘rrena radikalësh’.

Për çudi, Sheshel nuk ishte i përfshirë në këtë marri Vojislav Seselj. Ishin deputetet Vjerica Radeta, Natasa Jovanovic dhe Ruzica Nikolic që i dhuruan brekët ministres pasi deputeti tjetër nga radhët e radikalëve Milorad Mircic që i shfaqi i paketoi ato për ministren.

Radikalët e akuzonin ministren e infrastrukturës për korrupsion, spiunazh dhe hajni të shtetit. Në seancë po diskutohej për projektin që do ndërtohet në korridorin e Moravës nga një kompani kineze në vlerë prej 800 milionë euro. Radikalët pretendojnë se 300 milionë prej asaj vlere janë shtuar në kontratë për t’i vjedhur pastaj.

Tre herë e ndërpreu seancën kryesuesi i seancës por nuk u qetësuan radikalët, shpalosi brekët nga pakoja dhe i paraqiti e më pastaj ja dërguan ministres. Kryesuesi i kuvendit i lëshoi nga një vërejtje deputetëve radikalë. /IndeksOnline/