75 Mall Live Search
12:07 / E Premte, 10 Shkurt 2023 / L K

Skandali “Qatargate”, policia belge arreston eurodeputetin Marc Tarabella

Autoritetet belge arrestuan eurodeputetin Marc Tarabella, i cili tashmë ishte përjashtuar nga partia e tij socialiste, të premten herët në mëngjes, si pjesë e një hetimi për korrupsion të dyshuar në Parlamentin Europian.

Një zëdhënës i prokurorisë belge konfirmoi arrestimin.

Më 2 shkurt, Parlamenti Europian i hoqi imunitetin parlamentar Tarabela-s. Ky i fundit gjithmonë ka mohuar të ketë bërë diçka të paligjshme./abcnews.al/