18:00 / E Martë, 17 Tetor 2017 / indeksADMonline

Skandali seksual i Weinsteinit me jehonë të përbotshme

Lajmet për sulmet seksuale të producentit të Hollywood-it Harvey Weinstein u shoqëruan me një jehonë të gjerë në shërbimin e twitterit. Dhjetëra mijëra gra tregojnë atje që prej fundjavës se kanë qenë viktima të sulmeve seksuale.

Aktorja amerikane Alyssa Milano u pati bërë thirrje me një tweet të gjitha viktimave të ngacmimeve seksuale që të përgjigjen me hashtag-un #MeToo, në shqip: Edhe unë. Ndërkohë, ky Hashtag është bërë më i përdoruri në platformë.

Në fillim të muajit u bë e ditur që producenti i filmit dhe mbajtësi i Çmimit Oskar, Harvey Weinstein me sa duket kishte dekada që i ngacmonte gratë seksualisht. Që atëherë, një numër i madh aktoresh i kanë rënduar akuzat kundër tij, midis tyre Angelina Jolie, Gwyneth Paltrow dhe Rosanna Arquette.

“Rasti Weinstein” tërheq vëmendje të përbotshme

Këngëtarja islandeze BjörkKëngëtarja islandeze Björk

Ndërkohë, kritikat kundër producentit amerikan të filmit Weinstein kanë tërhequr vëmendjen në të gjithë botën për raste të tjera të ngacmimit seksual.Gazetarja franceze Sandra Muller nisi nën hashtagun #balancetonporc (në shqip: demaskoje derrin) një thirrje të ngjashme.

Këngëtarja islandeze Björk e akuzoi ndërkohë një regjizor që nuk e përmend me emër se e ka ngacmuar seksualisht.”Pasi e kundërshtova regjizorin disa herë, ai u fye dhe më ndëshkoi”, shkroi 51 vjeçarja në faqen e saj të Facebook-ut. Industria e filmit do ta miratonte një sjellje të tillë.

Frankreich Präsident Macron präsentiert in einer Rede vor den französischen Botschaftern die Grundlinien seiner Außenpolitik (Reuters/Y. Valat)

Edhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron reagoi ndaj kritikave kundër regjizorit amerikan të filmave. Ai shpalli se do t’ia heqë sërish urdhërin e meritave të legjionit të nderit Harvey Weinstein-it. Më parë, Weinsteinin e përjashtuan nga Akademia e Filmit e SHBA. Edhe nga firma e tij ai u detyrua të largohet.

Kritikat kundër Harvey Weinstein-it mund të kenë pasoja juridike. Sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, Scotland Yard zhvillon hetime për shkak të sulmeve seksuale në Londër kundër tij. Edhe në New York vazhdojnë hetimet kundër producentit të famshëm të filmit. Shumica e akuzave tashmë janë parashkruar, por në New York kjo nuk vlen për përdhunimet./DW