75 Mall Live Search
17:47 / E Diele, 30 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Skandaloze: Baby G ia huq kur pyetet kush ishte gruaja e Azem Galicës

Në episodin e fundit të emisionit ‘Shiko Kush Luan’ më Luana Vjollcën këtë të shtunë mysafire ishte edhe këngëtarja shumë e përfolur për skandale, Baby G.

Artistja nga Kukësi, përmes këtij emisioni tregoi edhe njohuritë e saj intelektuale. Madje ajo u tregua aq e dobët, saqë nuk ia pati idenë për shumë ngjarje jo vetëm historike, por edhe emra të heronjve shqiptar, shkruan Indeksonline.

Një nga pyetjet që ia huqi më të madhe ishte edhe ajo se ‘Se kush ishte luftëtarja që luftoi përkrah bashkëshortit të saj, Azem Galica gjatë luftës? E përgjitha e Baby G, ishte skandaloze, jo vetëm që nuk ia kishte idenë, por edhe kur i treguan emrin ‘Shota’ ajo tha: Shote Berisha.

Shikojeni në minutën e 37:00.

Ndryshe, Baby G në fund të këtij viti u ndalua edhe nga Policia e Kosovës, të cilët e kapën atë nën ndikimin e narkotikëve, e që më pas u dërgua në gjendje aspak të mirë në Spitalin Psikiatrik./Indeksonline/