21:05 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

Skandaloze/ Brenda pak ditëve dy rrahje të nxënësve në shkollën ‘Daut Bogujevci’ në Fushë-Kosovë

Edhe pse institucionet shkollore janë për t’u edukuar, një gjë e tillë nuk po ndodhë në shkollën fillore ‘Daut Bogujevci’ në komunën e Fushë-Kosovës.

Ditë më parë u rrahën femrat, ndërsa një rrahje tjetër ndodhi sot në mes të disa djemve.

Indeksonline ka siguruar video-t ku shihen këto dy rrahje, e që padyshim janë pamje mjaftë të pahijshme.

Ajo çfarë ka edhe më tepër rëndësi është që siguria e nxënësve në këtë shkollë nuk është aspak në nivelin e duhur.

Është skandaloze mënyra e funksionimit të kësaj shkolle, ku hiç më larg se në hyrje të këtij objekti ndodhin shumë shpesh rrahje të tilla, gjë që mund të qojë edhe në lëndimin e shumë fëmijëve.

Nuk dihet nëse drejtuesit e kësaj shkolle po merren me një shqetësim të tillë, apo thjeshtë po u japin mundësinë edhe më të madhe këtyre nxënësve që të mos ndalojnë rrahjet (duke e ditur se nuk po ndërmerret asnjë hap drejt kësaj problematike)./Indeksonline/