Skandaloze: Dhjetëra autobusë në Brezovicë, organizime për të rinj në kohë pandemie

Ka një muaj që janë vendosur masat e reja kundër Covid 19 në Kosovë. Sipas masave të reja, ndalohen organizimet dhe grumbullimet mbi 5 persona.
Por, këto masa nuk po respektohen aspak nga disa kompani turistike.

Indeksonline ka siguruar pamje nga Qendra Turstike e Brezovicës, ku shihen afro 30 autobusë, që kanë sjellë shumë të rinj, si pjesë e organizimeve që po bëhen për fundjavë.

Duke e ditur se gjendja me koronavirus është e rënduar në Kosovë, disa persona po tregohen të papërgjegjshëm, duke bërë organizime që rrezikojnë jetët e njërzve. /Indeksonline/