Skandaloze, Drejtori i MPJ-së fyen kryeministrin Rama me një status përplot me gabime drejtshkrimore

Drejtori politik në MPJ, Albert Prenkaj ka bërë një postim me përplot gabime drejtshkrimore dhe sintaksore që është sa konfuz po aq edhe fyes ndaj Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama gjë që nuk i takon një përfaqësuesi jopolitik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
Ai në këtë postim ka krahasuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama me Neronin dhe madje e ka cilësuar si “psiko politik” dhe “autokrat” duke komentuar ne lidhje me rrënimin e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë.
“Tipa të tillë autokratë ka njohur historia” ka shkruar ai.
Prenkaj solli shembullin e Neronit që i vuri flaken Romës dhe përmend përndjekjen e të krishterëve e me pas ka bërë krahasimin me djegien e bibliotekës së Aleksandrisë, shkruan Indeksonline.

Prenkaj mban postin më të lartë jopolitik brenda MPJ-së. Komente te tilla ndaj përfaqësuesve të një shteti tjetër janë gabim i rëndë diplomatik dhe gjuhë jodiplomatike.
Kohë më parë një zyrtar i Kosovës është larguar nga misioni i tij në Malin e Zi pasi ka bërë një koment kundër Sali Berishes duke e quajtur atë psikopat.
Prenkaj ka qene edhe ambasadori i pare i Kosovës në Itali./Indeksonline/

