SKANDALOZE: Fernandes bën ndërhyrje të ashpër te Xhaka, s’ka karton!

VAR-i vazhdon të jetë një skandal i madh në futbollin e sotshëm.
Ndonjëherë reagon mirë dhe përmirëson gjithçka në futboll, ndonjëherë është për të ‘vjellë’ nga vendimet që i merr.
Një ngjarje jo e mirë ka ndodhur në derbin që po zhvillohet, mes Arsenalit dhe Manchester Unitedit, shkruan IndeksOnline.
Është momenti kur Bruno Fernandes bën një ndërhyrje tejet të ashpër nga mbrapa në mesfushorin kosovar, Granit Xhaka – dhe a e dini se cili ishte vendimi i VAR-it? As karton i kuq, e as i verdhë!
A ishte vendim skandaloz apo jo, gjykojeni vet…
Bruno Fernandes deliberately raking Xhaka's Achilles and despite a VAR check, absolutely nothing is done about it. Shameful! #ARSMUN pic.twitter.com/QsynxUgwKD
— Ashley Rose (@Ashleyrose66) January 30, 2021