Skandaloze: Ja si mirëmbahet rruga e Brezovicës

Qendra e Skijimit në Brezovicë është ndër atraksionet kryesore të sezonit të dimrit në vendin tonë.
Aty shumë qytetarë zgjedhin të kalojnë pushimet dhe vikendet e tyre për t’u relaksuar, skijuar e shijuar bukuritë e saj, shkruan IndeksOnline.
Mirëpo ajo që vazhdon të jetë shqetësuese është pastrimi që duhet t’i bëhet rrugës deri në qendrën e skijimit, e që sipas banorëve lokalë, por edhe atyre që frekuentojnë këtë zonë nuk është në nivelin e kënaqshëm.