75 Mall Live Search
19:18 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

Skandaloze: Komisioneri i BE-së, që na mashtroi për viza, refuzon mbrojtjen nga Policia e Kosovës

Njëri prej personave që premtoi se Bashkimi Evropian do t’ia heq vizat Republikës së Kosovës në vitin 2018, sot bëri një veprim aspak të hijshëm.

Bëhet fjalë për komisionerin për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn i cili refuzoi përkujdesjen e sigurimit nga autoritetet e sigurisë kosovare.

Indeksonline mëson se ky zyrtar evropian nuk dëshiroi që me vete, për në Prishtinë, ta ketë Mbrojtjen e Afërt të Policisë së Kosovës.

Hahn, që njihet si zyrtari që mashtroi Kosovën për liberalizimin, kërkoi që për sigurimin e tij të përkujdesen sot vetëm evropianët, respektivisht EULEX-i.

Mirëpo, kjo sjellje e njërit prej personave kyç të BE-së po shihet si e pahijshme dhe aspak bashkëpunuese.

Theksojmë se Mbrojtja e Afërt, njësiti K-9, NJSI, NJSO dhe njësitet tjera përgjegjëse të Policisë së Kosovës ishin përkujdesur për sigurinë e alamet figura të fuqishme botërore.

Sigurim nga autoritet kosovare kishin; Sekretarja e Shtetit Amerikan, Hilary Clinton, zv/presidenti i SHBA-së, Joe Biden, kandidati për president amerikan, John Kerry, kancelarja gjermane, Angela Merkel, zyrtarë të lartë të BE-së… e shumë përfaqësues të tjerë.

Ndërsa, ndonëse Hahn refuzoi forcat e Policisë së Kosovës, kjo e fundit që është institucioni kryesor për garantimin e rendit dhe sigurisë publike ne vend, nuk lejoi që të ketë ndonjë lëshim për këtë rast.

“Sikurse edhe në të kaluarën gjatë vizitave te personaliteteve te larta ndërkombëtarë Policia e Kosovës edhe me rastin e kësaj vizite me njësitet e saj relevante ka ndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme per mbarëvajtje të vizitês dhe garantim te sigurisë se përgjithshme. Përderisa çdo gjë gjate realizimit te kësaj vizite ka shkuar sipas agjendës”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Indeksonline ua sjellë fotot që dëshmojnë se komisionari Hahn është ndjekur nga veturat e shumta të Misionit të BE-së në Kosovë.

Fotot janë bërë në oborrin e Qeverisë së Kosovës, derisa Hahn zhvillonte takim me kryeministrin, Ramush Haradinaj.