75 Mall Live Search
17:37 / E Hënë, 29 Mars 2021 / OSH

Skandaloze: Luis Enrique nuk e njeh Kosovën, i referohet si Federatë

Të mërkurën do të zhvillohet ndeshja mes Spanjës dhe Republikës së Kosovës në kuadër të Kualifikimeve për Kupën e Botës.

Kur kanë mbetur edhe dy ditë ndeshja, trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka bërë një deklaratë skandaloze, transmeton Indeksonline.

Gazetari i Indeksonline, Arlind Sadiku që është në Spanjë ka hasur në një deklaratë të Enriques në gazetën “Marca”, ku ai i referohet kombëtares së Kosovës si Federatë.

Vlen të theksojm se para disa muajve, Federata e Spanjës iu referua Kosovës si territor./Indeksonlin/