Skandaloze/ Para syve të Rrahmanit, Krasniqit, Lacit e Tucit, tifozët e Spartës shpalosin mbishkrimin ”Kosova është Serbi”

Mbishkrimet ”Kosova është Serbi” janë shfaqur disa herë në ndeshjet futbollistike në muajt e fundit.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe mbrëm në ndeshjen mes Sparta Pragës dhe Ostravas, shkruan IndeksOnline.
E krejt kjo ndodhi para syve të futbollistëve shqiptarë që luajnë te Sparta Praga, Albion Rrahmnait, Ermal Krasniqit, Qazim Lacit dhe Indrit Tucit.
Ata dolën në përkrahje të futbollistin serb, Birmancevic, i cili së fundmi ishte përjashtuar nga skuadra për shkak të problemeve me trajnerin.
Sparta Praga pësoi humbje nga Ostrava me rezultat 1-3./IndeksOnline/
Z kotle zní: “Support for Birma” #acsparta pic.twitter.com/SKHolTBTNI
— Sparťanské Zprávy (@spartazpravy) November 2, 2024
