19:16 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Skandaloze, partia qeveritare serbe e vlerëson lartë ‘Kasapin e Ballkanit’

Sot janë bërë 13 vite nga vdekja e njërit nga kriminelët më të mëdhenj në histori të ballkanit, Sllobodan Millosheviç.

I njohur me nofkën ‘Kasapi i Ballkanit’, ai ishte dënuar për nga gjykata e Hagës për krimet e kryera në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë, transmeton Indeksonline.

Por duket se ka njerëz në qeverinë e Serbisë që krenohen me veprën e tij.

Tek varri i tij, Partia qeveritare, Lëvizja Socialistë që udhëhiqet nga ministri, Aleksander Vulin i ka dërguar lule tek varri për ta përkujtuar atë, shkruajnë mediat serbe.

Delegacioni i kësaj partie që ishte pjesëmarrës tha se e vlerësojnë lartë kontributin  dhe shprehin mirënjohje për  Sllobodan Millosheviç.

Në opinionin ndërkombëtar, ‘Kasapi i Ballkanit’ njihet si ndër kriminelët më të mëdhenj të luftës./Indeksonline/