14:30 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

Skandaloze: Polici që ishte pjesë e grupeve kriminale në veri, lirohet brenda pak orëve pasi shtiu me armë

Një vendim skandaloz është kumtuar nga institucionet e drejtësisë në veri të Republikës së Kosovës, të cilët kanë liruar një polic serb, ndonëse i njëjti kishte sulmuar fizikisht një të djalë të ri për hesape personale.

Indeksonline raportoi dje se si pjesëtar i PK-së, Zoran Petroviq, me armën zyrtare e goditi të riun në kokë dhe më pas e gjuajti atë. 

Petroviq, i cili është pjesëtarë i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, u arrestua së bashku me pesë persona të tjerë të dyshuar.

5 raste të reja me koronavirus në veri të Mitrovicës | PreshevaPRESS

Mirëpo, cila është historia e gjithë kësaj ngjarje.

Indeksonline mëson se bandat që janë kapur në Veri të vendit,  para dy dite, njëra prej tyre është përkrahëse e policit në fjalë.

Petroviq i cili e rrahu të riun serb, u arrestua, mirëpo brenda pak orësh u lirua dhe iu kthye arma zyrtare.

Mësohet se bashkëshortja e zyrtarit policor punon në furrën e këtyre personave që polici është rrahur për ta. Këto dy grupe janë kapur dy ditë më parë në veri.

Si po përkrahen policet kriminal te cilët kanë të bëjnë me krimin?

A është dashur të hetohen këta policë?

Kush qëndron prapa këtyre?

Pse Prokuroria e Republikës së Kosovës i ka liruar këta policë te cilët po iu shërbejnë grupeve kriminale te veriut?.

Indeksonline mëson se polici pasi që është liruar i ka shkuar  në mbështetje edhe një udhëheqës i ROSU-s të Jugut dhe së bashku kanë dal prapa rrugëve të Veriut.

Pse zyrtari i IPK-së serb e liroi policin që kishte shtëne me arme edhe pse s’ishte në detyre dhe pse prokurori i liroi zyrtarin e IPK-së nga Graçanica.

Dëshmia e dëshmitarëve është komplet kundërthënëse me dëshminë e zyrtarit te ipk. /Indeksonline/