Skandaloze: Qindra maqedonas kryejnë rite fetare duke marshuar rrugëve të Strugës

Nazim Rashidi Korrespondent i BBC-së në Shkup, ka reguar ndaj një riti fetar që u mbajt sot në Strugë, ku qindra qytetarë u panë duke ecur rrugëve, në kohën kur bota po ballafaqohet me pandeminë COVID19, transmeton Indeksonline.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ky është skandal dhe turp.
Ky është postimi i plotë i tij:
Rasti i Strugës, me grumbullimin e njerëzve për arsye fetare tregon dështimin e institucioneve. Një herë ato fetaret që vënë në rrezik njerëzit pa pikë përgjegjësie, por sidomos ato shtetëroret. Kur sheh ato pamje e pyet veten pse mundohet Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik të kontrollijë pandeminë, kur aq lehtë lejohet shkelja e rregullave?
Pse mundohet e lodhet qeveria me masa e rregullore kur lejon shkeljet? Pse mundohen mjekët? Po si ka mundësi të lejohet një gjë e tillë?
Ky është skandal dhe turp.
Dhe jo të nderuar, mos hiqni paralele të rrezikshme se meqë u lejua Kisha tani duhet lejuar dhe Xhamia. Këto paralele janë po aq të rrezikshme. Mos nxisni situata të tilla.
Grumbullimi i njerëzve në këtë gjendje pandemie është rrezik për të gjithë!
