Skandaloze, reperja amerikane përkrahë iranianët, e quan terrorist Trump-in

Reperja e njohur amerikane Belcalis Marlenis Almanzar, apo siq njihet ndryshe si ‘Cardi B’, së fundmi ka akuzuar rëndë presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ka publikuar një video të popullatës iraniane të cilët e kritikojnë presidentin për zhvillimet e fundit midis Iranit dhe ShBA-ve, shkruan Indeksonline.
Cardi gjithashtu ka publikuar këtë video duke shkruar: “Zëri i iranianëve. Ata nuk janë terroristë, Trumpi është”.

Ky sulm ‘skandaloz’ i saj, vije pas zhvillimeve të fundit, ani pse së fundmi Trump tha se është i interesuar për paqe, me të gjithë ata që dëshirojnë paqe. /Indeksonline/