Skandaloze: Shefi i policisë nuk reagon në rrahjen mes dy grupeve në veri

Një rrahje mes dy grupeve të të rinjve ka ndodhur mesditën e sotme në veri të Kosovës.
IndeksOnline ka siguruar video nga kjo rrahje të cilës i ka parapritë një tjetër para tri javëve.
Ndonëse shpërndahen grushte e shqelma, kjo nuk i lë shumë përshtypje shefit të ndërrimit të policisë, Milija Milosevic.
Në pamje, shefi i policisë shihet duke e ndjekur live rrahjen, por duke mos vepruar fare në rast.
IndeksOnline kishte raportuar edhe për rrahjen e para tri javëve mes këtyre dy grupeve./IndeksOnline/