75 Mall Live Search
16:06 / E Premte, 17 Korrik 2020 / indeksADMonline

Skandaloze, shteti belg në dokumentet që ua kërkon kosovarëve në adresa ua shkruan “Kosovo-Serbia”

Ndonëse Belgjika është ndër shtetet e para që ka njohur shtetin kosovar, duket se kjo nuk

po pengon autoriteteve të atjeshme, të vazhdojnë ta lidhin shtetin e Kosovës me Serbinë.

Në disa dokumente të publikuara në rrjetet sociale, e të cilat kërkohen nga shteti belg, si procedura që duhet të kalojnë kosovarët, kur iu referohen adresës, në fund e shkruajnë “Kosovo-Sërbia”.

“Ja një informacion interesant. Belgjika ende ne dokumentet kur ju kërkon diçka shtetasve të Kosovës ne adresa ua shkruan “Kosovo-Serbia”.

Kjo do të duhej te konsiderohej skandal dhe me këtë çështje duhet menjëherë te merret MPJ.”ka shkruar gazetari kosovar Gëzim Bimbashi.

E nuk kanë qenë të pakta komentet e ndjekësve të gazetarit, të cilët kanë shkruar se kjo dëshmon për lidershipin jo funksional që ka pasur ndër vite Kosova.

Ndryshe në Belgjikë, përkatësisht kryeqyteti i saj është baza e diplomacisë evropiane, ku janë të vendosura Zyret e BE-së dhe ku Kosova me Serbinë tash e 9 vite takohen pikërisht në këtë kryeqendër evropiane për të arritur në një marrëveshje mes tyre./IndeksOnline/