Skandaloze, Spanja nuk e paraqet flamurin e Kosovës
Gjatë verës, përkatësisht në korrik do të zhvillohet kampionati botëror i hendbollit në Spanjë, për grupmoshën U21.
Pas shortit Kosova do të ndeshet me Portugalinë, Kroacinë, Hungarinë, Brazilin e Bahrejnin, shkruan Indeksonline.
Por ajo çka përbën skandal është se organizatorët nuk e paraqitën flamurin e Kosovës, duke e përdoror logon e Federatës së Hendbollit të Kosovës. /Indeksonline/