75 Mall Live Search
12:39 / E Enjte, 25 Maj 2023 / S Z

Skandaloze: Vritet ariu në Brezovicë

Një ari i cili është  shfaqur disa herë radhazi në zonën e Brezovicës në hyrje të vikend zonës, është vrarë sot.

Policia e Kosovës ka filluar intervistimet lidhur me rastin dhe po heton në hollësi vrasjen e ariut.

Ndryshe ariu ishte filmuar disa herë nga qytetarët, teksa vraponte në zonën e Brezovicës.

Në videon e siguruar nga IndeksOnline ariu i vrarë tashmë, shihet derisa  qentë i lehnin dhe ai nuk i ndahet kontejnerit.