11:10 / E Hënë, 03 Gusht 2020

S’kanë frikë nga virusi, vazhdon organizimi i ahengjeve në Suharekë

Pavarësisht situatës së krijuar tash e disa muaj si pasojë e COVID-19, dikush nuk po ndalon së organizuar ahengje.

Një ngjarje e tillë ndodhi dje në fshatin Peqan të Suharekës.

Nga Policia e Kosovës u bë e ditur se është iniciuar procedurë ndaj një personi të dyshuar, pasi që i njëjti nuk respektoi vendimin e qeverisë duke organizuar aheng familjar në shtëpinë e tij, transmeton Indeksonline.

“Ahengu është ndërprerë, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”./Indeksonline/

Mos i humb