S’kanë fund kolonat në kufirin Serbi-Hungari/ 5 orë pritje, të bllokuar edhe kosovarët

Janë shkaktuar kolona të gjata në pikën kufitare Horgos, mes Serbisë dhe Hungarisë.
Qytetarët po përballen me pritje të gjata deri në 5 orë, ku në mesin e tyre ka edhe shumë kosovarë të cilët erdhën për festën e Bajramit në Kosovë.

Indeksonline ka siguruar pamje gjatë mbrëmjes së sotme, teksa shihen kolonat e gjata.
Kjo është edhe pika kryesore kufitare të cilën e përdorin kosovarët për të ardhur në atdhe.

Shumica nga kosovarët që jetojnë në Gjermani dhe Austri e përdorin këtë vendkalim kufitar.
Për të parë videon KLIKO KËTU.