75 Mall Live Search
09:10 / E Mërkurë, 13 Gusht 2025 / G T

Skauti i njohur i Fiorentinas: S’jemi të interesuar për Mirlind Dakun!

Mirlind Daku do të qëndrojë në Rubin Kazan edhe për sezonin e ri 2025/26.

Edhe pse kishte raportime se sulmuesi shqiptar ka marrë disa oferta nga skuadra të ndryshme, në veçanti nga Fiorentina – skauti i njohur, Raffaele Rubino ka thënë se këto janë thjesht spekulime, shkruan Indeksonline

“A është Fiorentina e interesuar për Mirlind Dakun? Mendoj se ky informacion është shumë i pasaktë”, u shpreh Rubino.

Raportohej se skuadra nga Serie A mund të paguante rreth 20 milionë euro për shërbimet e sulmuesit “kuqezi”, kurse vlera  e tij në sajtin “Transfermarkt” është 8 milionë euro.

Daku e ka nisur frikshëm sezonin e ri në Rusi, ku ka shënuar katër gola në katër paraqitje (plus një asist)./Indeksonline/