13:18 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

Skema e ripunësimit pas pandemisë, Rama: U vjen në ndihmë atyre, që janë prekur nga Covidi. Ja si mund të bëhet aplikimi

Kryeministri Edi Rama prezantoi skemën e re sociale të Qeverisë, e cila i vjen në ndihmë personave që mbeten ende të papunë pas humbjes së vendit për shkak të epidemisë COVID-19.

Sipas të dhënave zyrtare, përgjatë karantinës, në Shqipëri humbën vendin e punës 33 mijë qytetarë. Rama tha se javën tjetër deklarojmë skemën për rritjen e pagave për mjekët, ndërsa mësuesit dhe mjekët janë në fokusin tonë maksimal.

Sipas kryeministrit Edi Rama, rritja ekonomike është shoqëruar me rritje të punësimit. Rama tha se aplikimi për programet e punësimit bëhet online nëpërmjet e-albania.

“Sot kemi 44 mijë punëdhënës të regjistruar në sistem që do të thotë 44 mijë bashkëpunëtorë të rrjetit të zyrave të punës, që përdorin zyrat e punës për të patur një ndërmjetësues për të marrë njerëz në punë.

Sot kemi një numër të konsiderueshëm studentë ekselentë që kanë hyrë në administratë pa asnjë ndërhyrje.

Me 11.2% regjistruam nivelin më të ulët të papunësisë në rajon. Ndërkohë që sot kemi nevojë të adresojmë goditjen nga covidi. Është fakt që dy paketat për t’i garantuar punëdhënësve një lehtësi dhe mos ndërprerjen e të ardhurave. Paga e luftës ka funksionuar.

Jemi në kohën kur duhet të kujdesemi për ata që ende nuk janë punësuar. Fondi i nxitjes së punësimit u rrit dhe këto programe targetojnë punëkërkuesit që kanë humbur punën gjatë periudhës mars qershor.
Programi 12 mujor për ata që kanë qenë të punësuar, por nuk rezultojnë të tillë në regjistrat e tatimeve mbulon koston në masën 100%

Na duhet ne si qeveri, ne si rrjet i zyrave të punës, na duhet ne si rrjet i shkollave profesionale që ta intensifikojmë informimin për këtë. Aplikimet për këto program bëhet përmes e-albania”, tha kryeministri.