Skema e shtesave për fëmijë, numërohen rreth 86 mijë përfitues
![hekuran murati](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/08/241023800_558418258691427_5656750168869318347_n-5.jpg)
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se ka pasur fluks aplikimesh për shtesat e fëmijëve.
Murati ka shkruar se janë ekzekutuar pagesat për 86 mijë përfitues për muajin tetor.
“Pas zgjerimit të masës për shtesat e fëmijëve, kemi pasur një fluks enorm aplikimesh. Dhe sot më në fund, pas validimeve të nevojshme, është ekzekutuar pagesa e shtesave për fëmijë, për rreth 86 mijë përfitues, për muajin tetor”, ka shkruar ai.
Më 15 tetor, Ministri Murati kishte njoftuar se është bërë zgjërimi i shtesave për fëmijë, nga ata të lindur në vitin 2020-2021, në skemën për fëmijë të lindur nga viti 2015 e tutje.