75 Mall Live Search
10:36 / E Mërkurë, 10 Maj 2023 / B O

Skema gjeniale e Ancelottit për ta mbajtur “në gjep” Haalandin

Barazimi midis Real Madrid dhe Manchester City ishte një rezultat i drejtë bazuar në atë që u pa gjatë nëntëdhjetë minutave në Bernabéu.

Analistët kanë lavdëruar tej mase skemën e Ancelottit që arriti të mbajë në “gjep” lojtarin më të rrezikshëm te City, Erling Haaland. Rudiger i është bërë “ngjitës” sulmuesit norvegjez, por që përkrahej me vigjilencë nga Alaba.

Kur Guardiola tentoi ta largoi me skemë Haaland nga zona e 16-shit, Ancelotti angazhoi Kroos e Valverde që në pranimin e parë të topit të stoponin sulmuesin e Cityt.

Kjo skemë funksionoi 90 minuta ngase norvegjezi nuk tregoi rrezik në asnjë moment gjatë ndeshjes.

Kur City hidhej në sulm, Ancelotti u pa duke e kthyer si qendërmbrojtës të “rrejshëm” edhe Valverden duke bërë që Reali të përballonte më lehtë sulmet e kundërshtarit.

Gjatë ndeshjes Ancelotti disa herë e ndryshoi formacionin nga 4-2-3-1 në 4-1-2-3./Indeksonline/