75 Mall Live Search
09:14 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / A

Skema piramidale në Podujevë, një i arrestuar

Një person është arrestuar mbrëmë rreth orës 21:00 në Podujevë në rrugën “Xhemajl Mustafa”, i dyshuar për organizim të skemave piramidale.

Sipas njoftimit, pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i lokacionit, ku janë gjetur dhe sekuestruar: tri shtëpiza kompjuteri, dy monitorë, një skaner etj.

Personi i arrestuar F.M. me autorizim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit  policorë në koordinim me prokurorin e shtetit po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale.