75 Mall Live Search
08:38 / E Premte, 19 Shtator 2025 / G T

“S’kemi luajtur kurrë kundër një skuadre të tillë”, Gordon për humbjen ndaj Barcelonës: E mbajnë shumë mirë topin…!

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore 1:2 ndaj Newcastle Unitedit, duke filluar pozitivisht sezonin e ri të UEFA Champions League.

Futbollisti i klubit anglez, Anthony Gordon foli pas ndeshjes dhe tha se kurrë nuk ishte përballur me një skuadër të tillë, shkruan Indeksonline

Gordon bën gjithashtu edhe dallimin mes klubit katalunas dhe ekipieve të Premier Leagues.

Anthony Gordon: “Ne nuk jemi mësuar të luajmë kundër lojtarëve që e mbajnë topin në këtë mënyrë, siç bën Barcelona”.

“Ne u përballëm me Chelsean dhe Manchester Cityn më parë, por ata nuk ishin kurrë kështu”, u shpreh futbollisti anglez

/Indeksonline/