75 Mall Live Search
17:27 / E Premte, 18 Prill 2025 / FR

Skena e BBVA4 kthehet në festival, këtë artistë do të përformojnë në finale

Big Brother VIP Albania 4” po i afrohet fundit të tij, ndërsa katër finalistët Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako po shijojnë momentet e fundit në shtëpi. Të shtunën, më 19 prill, do të zhvillohet finalja e madhe.

Për herë të parë, finalja nuk do të mbahet në një studio të vetme, por në dy ambiente të ndara, duke sjellë një risi në prezantimin e këtij eventi.

Në mesin e artistëve që do të ngjiten në skenë janë Besa Kokëdhima dhe Tiri Gjoci, Klajdi Musabelliu, Redon Berani, Kelly, Vserlo, Petro Xhori dhe Riki. Nuk do të mungojë as një performancë speciale nga vetë finalisti Gjesti, i cili pritet të surprizojë publikun.