15:45 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Skena e humbur nudo e Marilyn Monroe ruhet në vend të sigurt

Autori i librit të ri për aktoren amerikane, Marilyn Monroe, Charles Casillo ka zbuluar se skena e humbur nudo e aktorës në filmin “The Misfits”, që ishte prerë gjatë editimit, gjendet në një kasafortë, transmeton Indeksonline.

Pamjet që ishin gjiruar në vitin 1960, u konsideruan të panevojshme atë kohë dhe besohej që ishin shkatërruar.

Image result for marilyn monroe

Por Charles ka zbuluar se ato pamje ende ekzistojnë. Këtë e ka zbuluar gjatë një interviste me Curtice Taylor, që është djali i producentit Frank Taylor, që ishte pjesë e filmit.

Curtice në intervistë ka treguar se ato pamje kanë qenë të fshehura në kasafortë edhe pas vdekjes së babit të tij në vitin 1999. Sipas autorit Casillo, Curtice ende nuk ka vendosur se çfarë të bëjë me ato pamje.Image result for marilyn monroe

“The Misfits” ishte filmi i fundit i ikonës Marilyn Monroe, që vdiq nga mbi doza në vitin 1962. /Indeksonline/