Skenar i Bashës për të penguar protestën e Berishës? Oborri para selisë së PD mbushet me makina

Pak orë para nisjes së protestës së Sali Berishës, oborri para selisë së PD është mbushur me makina.
Nuk dihet nëse ky është një skenar i kyedemokratit Lulzim Basha për të penguar protestën e Berishës, i cili ka thirrur mbështetësit e tij që të mblidhen para selisë së PD në orën 12:00.
Ndërkohë Basha ndodhet në seli, ku po zhvillon një mbledhje me Kolegjin e Kryetarëve të PD.