Skenari për seancën e nesërme dhe rreziku për dështimin
Ish-hulumtuesi i KDI-së, Albert Krasniqi, ka deklaruar se nëse nesër shkohet drejt seancës konstituive pa marrëveshje për bashkëqeverisje, atëherë partitë politike të paktën duhet të merren vesh për pozitën e kryetarit të Kuvendit.
Sipas tij, pozita e kryetarit të Kuvendit është prestigjioze dhe i jep autoritet personit që e përfaqëson Kuvendin.
“…,mirëpo, kompetencat janë më shumë administrative, të një kujdestari që mban rend dhe rregull në mbledhje”, është shprehur ai, shkruan Indeksonline
Më tej, Krasniqi theksoi se Kuvendit duhet të konstituohet nesër dhe skenat e ngërçit të vitit 2014 nuk duhet të tolerohen.

“Vendi nuk mund të mbahet peng derisa partitë politike t’i përmbushin ambiciet e tyre për pushtet”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/