75 Mall Live Search
23:53 / E Diele, 23 Qershor 2024 / G T

Skenari që e kualifikon Shqipërinë, nesër ndeshja ndaj Spanjës “jetë a vdekje”

Shqipëria do të luajë nesër sfidën e “jetës” në Europianin e Gjermanisë. Kundër Spanjës së kualifikuar, kuqezinjtë do tentojnë të bëjnë të njëjtën gjë në grupin B, të kualifikohen.

Fitorja është si një ëndërr, por si munden djemtë e Sylvinhos të kalojnë më tej dhe me barazim? Asgjë nuk do të varej nga Shqipëria pas ndeshjes së nesërme, që fillimisht duhet të paktën të barazojnë.

Gjithçka do të vendosej nga situata në grupin C dhe F. Fillimisht në grupin C do duhej që Anglia të regjistronte fitore me më shumë se 1 gol kundër Sllovenisë. Në anën tjetër Serbia duhet të humbasë kundër Danimarkës ose të dalë barazim pa gola 0 me 0.

Situata në grupin F do varej nga Portugalia dhe Turqia. Të dyja duhet të mposhtin respektivisht Gjeorgjinë dhe Çekinë. Gjeorgjia nëse barazon, nuk do i vlente. Në anën tjetër një barazim 0 me 0 i Çekisë do ishte sërish avantazh për Shqipërinë.

Kombinimi i këtyre skenareve do kualifikonte Shqipërinë, nëse e mbyll barazim me Spanjën. Në anën tjetër fitorja do të ishte mrekulli pasi do i siguronte kualifikimin Kombëtares.