75 Mall Live Search
08:44 / E Martë, 02 Maj 2023 / AR

Skenaristët e Hollivudit hyjnë në grevë për herë të parë në 15 vjet

Mijëra skenaristë të televizioneve dhe filmave të Hollivudit do të hyjnë në grevë të martën, pasi bisedimet e minutës së fundit me studiot kryesore për pagat u ndërprenë.

Një grevë e Shoqatës së Shkrimtarëve të Amerikës (WGA), e para në 15 vjet, do të bëjë që më shumë se 9,000 skenaristë – gati 98% e anëtarëve që votojnë – të largohen.

Greva hyn në fuqi në orën 12:01 të së martës.

Kjo mund të ndikojë në shfaqjet e natës së vonë të së martës, ndërsa shfaqjet dhe filmat e ardhshëm mund të përballen me vonesa.

Në vitin 2007, skenaristët hynë në grevë për 100 ditë, me një kosto prej rreth 2 miliardë dollarë.

Kësaj radhe, ata po përplasen me Aleancën e Prodhuesve të Filmit dhe Televizionit – e cila përfaqëson studiot kryesore, duke përfshirë Disney dhe Netflix – në kërkesën për paga më të larta dhe një pjesë më të madhe të fitimeve nga bumi modern i transmetimit.

Në një postim në Twitter të dielën në mbrëmje, WGA tha se vendimi ishte marrë pas gjashtë javësh negociatash, duke prodhuar një përgjigje “krejtësisht të pamjaftueshme” ndaj “krizës ekzistenciale me të cilën po përballen skenaristët”.