75 Mall Live Search
13:39 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

Skenda në Itali, po lobon për Kosovën!

Koordinatori shtetëror për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni po qëndron për një vizitë zyrtare në Itali.

Ai ka zhvilluar një takim me Ivan Scalfarotto, njeriun e dytë në Ministrinë  e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë.

“Ata patën një takim të frytshëm mbi dialogun mes #Kosovës dhe #Serbisë të lehtësuar nga BE-ja dhe mbështetjen e Italisë në përpjekjen e @MiroslavLajcak”, ka shkruar ambasadori italin në Prishtinë, Nicola Orlando.