75 Mall Live Search
20:03 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Skender Potera triumfon në “Drag Race”

Janë zhvilluar garat e “Drag Race” në pistën e vjetër të Aeroportit të Prishtinës të organizuar nga FASK.

Skender Potera me Golf 4 është triumfues në garën e për të sivjetme.

Ai pistën prej 402 metra e përshkroi me vetëm 10.23 sekonda, derisa në kualifikime kishte kohë më të shpejtë.

Gara e sotme, në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, u zhvillua në tri divizione: në veturat që tërheqin me rrota të përparme (FWD), veturat që tërheqin me rrota të pasme (RWD) dhe veturat që tërheqin me katër rrotat (AWD).

Në këtë garë kanë marrë pjesë edhe garues nga vendet tjera të rajonit nëpër divizione të ndryshme.