Reçica, thotë se 6 tetori do t’ua kthejë shpresën qytetarëve
Anëtari i Kryesisë së NISMA-s Socialdemokrate, Skënder Reçica ka thënë NISMA është shtrirë dhe rritur fuqishëm, duke fituar secilën herë e më shumë besimin e qytetarëve.
Sipas tij, 6 tetori do të jetë dita kur do t’u kthehet shpresa qytetarëve të vendit: Postimi i plotë i Reçicës: NISMA Socialdemokrate është rritur, fuqizuar e shtrirë në çdo cep të vendit, është shndërruar në shpresë për qytetarët, të cilët tashmë e kanë ndarë mendjen se kujt ti japin besimin në zgjedhjet e 6 tetorit.
Takimet që patëm këto ditë me qytetarë, përkrahës e struktura të NISMA-s gjithandej Kosovës na dëshmuan që NISMA dhe Planprogrami i saj zhvillimor, parimet e saj socialdemokrate dhe mbi të gjitha shërbimi me nderë e përkushtim për vendin dhe qytetarët e saj, bëjnë që NISMA në Qeveri të jetë nevojë imediate, më shumë se sa dëshirë.
Besimi i dhënë nga qytetarët është detyrë e përgjegjësi për ne që zërin e tyre ta adresojmë, ashtu siç kemi bërë me përgjegjësitë e marra përgjatë qeverisjes aktuale. 6 Tetori do të kthejë shpresën për qytetarët! BASHKË PËR SHTETIN!