22:11 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Skender Reçica i vetmi nga Nisma Socialdemokrate që mori pjesë në darkë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj megjithëse ishte i ftuar në darkën e organizuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, nuk mori pjesë.

Përveç Limajt në këtë takim nuk ishin as ministrat nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Shyqiri Bytyqi dhe Bajram Hasani.

Megjithatë ata kishin një përqafues të tyre.

Në këtë dark prezent ishte ministri i Punës dhe Mirëqenies, Skender Reçica, i cili po ashtu është nga radhët e kësaj partie, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, tashmë ka përfunduar darka e zyrtarëve të lartë të Qeverisë, të cilët ishin mbledhur në një takim të përbashkët-në rezidencën e Pacollit.

Pjesë e kësaj darke (pa kravata) apo joformale, ishin edhe presidenti Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari, Kadri Veseli./Indeksonline/