75 Mall Live Search
18:20 / E Hënë, 09 Shtator 2019 / indeksADMonline

Skender Reçica kandidat për deputet: Të bëhemi bashkë për shtetin

Ministri në detyrë i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Skender Reçica do ti futet garës për deputet nga radhët e NISMA’s Socialdemokrate, aty ku mban pozitën e anëtarit të Kryesisë Qendrore.

Ai nëpërmjet një statusi në Facebook ka folur rreth kandidaturës së tij.

Postimi i plotë:

Kosova dhe qytetarët e saj kanë nevojë më shumë se kurrë për politika që bazohen në solidaritet, barazi, sundim të rendit dhe ligjit. Kjo është NISMA Socialdemokrate. Falënderoj Kryesinë e NISMA’s dhe kryetarin Limaj, strukturat, anëtarët dhe simpatizantët, gjithë NISMËTARËT anekënd vendit, që më kanë dhënë besimin të garojë për deputet për legjislaturën e ardhshme të Parlamentit të Kosovës. BASHKË PËR SHTETIN! #MeFatmirLimajnKryeministër