Skender Reçica mbështet Altin Krasniqin: Do të jetë zë i matur dhe vizionar në kuvend
Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Altin Krasniqi, djalin e Jakup Krasniqi.
Në një deklaratë të tij, Reçica thekson se bashkëpunimi shumëvjeçar me Jakup Krasniqin e obligon moralisht që sot të mbështesë Altinin, duke e cilësuar atë si një të ri të edukuar, me karakter të fortë dhe me vlera të theksuara familjare e atdhetare.
Sipas Reçicës, Altin Krasniqi nuk bart vetëm një trashëgimi familjare, por edhe përgjegjësi, modesti dhe përkushtim për t’i shërbyer Kosovës me dinjitet. Ai shpreh bindjen se Altini, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të sjellë një zë të matur, të ndershëm dhe vizionar.


