Skender Reçica: NISMA angazhohet për një shtet të së drejtës
Anëtari i Kryesisë së NISMA’s Socialdemokrate, Skender Reçica ka thënë se NISMA në vazhdimësi është angazhuar dhe vazhdohen të angazhohet për një shtet të së drejtës, ku sundon rendi dhe ligji.
I ftuar në “Pressing” të Televizionit T7 ku po diskutohet për luftën kundër korrupsionit, Reçica ka thënë se deri më tani nuk ka pasur shumë vullnet të gjithanshëm për të luftuar korrupsionin si dukuri negative.
Reçica ka thënë madje se në emër të luftimit të korrupsionit, disa figurave publike u është bërë padrejtësi, duke përmendur rastin e kryetarit të NISMA’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
“Për nëntë vite z.Limaj është përndjek ne emër të korrupsionit edhe pse sot kemi vendime edhe të gjykatave ndërkombëtare që e dëshmojnë pafajësinë e tij”, ka thënë Reçica. Ai tha se për të luftuar korrupsionin, duhet qasje dhe vullnet i të gjitha partive politike në vend.