21:54 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Skender Reçica: Politika të rrij larg Gjyqësorit

Skender Reçica i NISMA-s Socialdemokrate ka thënë se përfundimisht duhet të çlirohen organet e drejtësisë nga ndikimi politik, në mënyrë që të luftohet korrupsioni si më e keqja e këtij vendi.

Këto komente i bëri në emisionin Debat Plus në Dukagjini. “Kemi hetues e gjyqëtar profesional por fatkeqësisht nuk u kemi krijuar kushte për të punuar sipas parimeve të drejtësisë.

Nëse nuk kujdesemi që nëpërmjet reformës të largojmë politikën nga gjyqësori, nuk mund të largojmë korrupsionin”.

Reçica tha se duhet pasur vullnet dhe gatishmëri që tu mundësojmë prokurorëve e gjyqtarëve që të kryejnë punë sipas parimeve të drejtësisë.

Madje, Reçica ka thënë se figura e personalitete në Kosovë janë përndjekur padrejtësisht në emër të luftimit të korrupsionit duke përmendur rastin e Fatmir Limajt.

“Z.Limaj për 10 vite është përndjekur padrejtësisht me prova e dosje të sajuara dhe në fund është shpallur i pafajshëm. Korrupsioni luftohet kështu duke përndjekur pa të drejtë figura politike e publike në emër të luftimit të korrupsionit”.