15:54 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Skender Reçica: PZAP rikonfirmoi drejtësinë për NISMA’n

Anëtari i kryesisë së NISMA’s, ministri në detyrë Skender Reçica ka përshëndetur vendimin e PZAP-së për të mos pranuar votat e Serbisë.

Ai ka thënë se me këtë rast drejtësia po vihet në vend dhe po respektohet ligji zgjedhor.

Postimi i plotë:

Vullneti i mbi 42.000 qytetarëve që kanë zgjedhur të besojnë NISMA’n Socialdemokrate nuk mund të nëpërkëmbej nga të ashtuquajturat vota të sjella në mënyrë ilegale e jo ligjore në Kosovë. Vendimi i sotëm e PZAP-së për të mos i pranuar ato, vë drejtësinë në vend dhe garanton respektim të ligjit zgjedhor.

Me votat e ligjshme, NISMA është pjesë e Kuvendit dhe kjo u rikonfirmua edhe sot.

Mirënjohje dhe respekt për secilin votues, anëtar e simpatizant të NISMA’s.

BASHKË, mundemi!