75 Mall Live Search
16:06 / E Diele, 23 Prill 2023 / AR

Skender Sadiku nga inciativa qytetare në veri të Mitrovicës flet për Indeksonline “Shpresoj që gjithçka të kaloj pa telashe”

Skender Sadiku nga inciativa qytetare në veri të Mitrovicës ka folur për Indeksonline për zgjedhjet që po mbahen atje.

Sadiku, njëherësh zv/kryesues i asamblesë komunale thotë se për momentin ka atmosferë të mirë e të qetë.

Ai shpreson që edhe në fund nuk do të ketë telashe.

“Tensionet , fjalori që është përdorur një kohë të gjatë edhe duke e pas këtë qytet me trazira nuk jemi të kënaqur me numrin e votuesve. Komuniteti serb veç e ka marrë rugën e bojkotit. Pothuajse frika dhe narracioni ka arrit edhe tek komunitet tjera mirëpo të shohim se brenda ditës arrijnë të vijnë në fund shpresoj që të fitojnë qytetarët. Shpresoj që testi të kalohet”, tha ai.